Shqipëria, 3 muaj pa ambasador në Kinë. Asnjë emër zyrtar deri tani

përgatiti Edison Myrtezai

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të kinës me seli në Pekin, prej tre muajsh nuk ka ende një ambasador zyrtar. Pas përfundimit të mandatit dhe largimit zytarisht të ish-ambasadorit Kujtim Xhani, karrikja e tij ka ngelur bosh dhe nuk dihet se kush do të ulet në të për të vazhduar punën. Aktualisht, puna drejtohet nga sekretari i parë dhe sekretari i dytë i ambasadës, të cilët marrin përsipër takimet diplomatike, sistemin e vizave për shtetasit e interesuar dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me punën diplomatike pranë ambasadës.

Burime koenfidenciale pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, konfirmojnë se ende nuk ka dalë një emër zyrtar për postin e ambasadorit në Kinë. Në konfidencialitet, burimet deklarojnë se diplomati është përzgjedhur por nuk është bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me të apo të ketë dalë një emër konkret se cili do të jetë pasuesi i ish-ambasadorit Xhani.

Nuk dihet, gjithashtu, se përse ende vendi i ambasadorit ka ngelur vakant, cilat jane arsyet se përse vendi ngelet bosh për gjithë këtë kohë dhe përse nuk jepet një listë emrash kandidatë për postin në fjalë. Akatualisht një pjesë e ambasadave, konsullatave dhe zyrave diplomatike në Azi janë mbyllur zyrtarisht nga qeveria shqiptare për shkak të problemeve financiare dhe kostos tepër të lartë të mbajtjes së tyre. Shërbimet për të interesuarit në këto vende mbulohen nga zyrtat e ambasadës në Pekin dhe asaj në Tokio të japonisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet