Shqipëria e ftuar në konferencën e Partisë Komuniste të kinës dhe atyre politike nga bota

Ka nisur në Pekin konferenca e nivelit të lartë “Partia Komuniste e Kinës në dialog me parti politike nga e gjithë bota”. Politikanë të njohur dhe të rinj nga i gjithë globi janë të pranishëm në këtë konferencë të rëndësishme si për kinën ashtu edhe për vendet pjesmarrëse.

Nga 600 drejtues dhe përfaqësues partish nga e gjithë bota, edhe Shqipëria ka vendin e saj në këtë konferencë të rangur të lartë. Shqipëria përfaqësohet nga deputetët e parlamentit shqiptar, si deputetja e PSsë, Sonila Qato, deputetët e PDsë, Edi Paloka dhe Eduard Halimi si dhe përfaqësuesi i LSIsë, Luan Rama.

Në këtë konferencë pritet të diskutohen projekte mbi politikën kineze dhe atë të vendeve pjesmarrëse, bashkëpunimet mes Partisë Komuniste të kinës dhe partive më të mëdha të vendeve sidomos të vendeve “një brez një rrugë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet