Shqipëria në ujë, ja zonat më problematike

Shqipëria në ujë, ja zonat më problematike

Reshjet e shiut kanë pushtuar të gjithë vendin duke sjellë përmbytje në disa zona, bllokimin e akseve rrugore dhe shkëputje të energjisë elektrike. Në kryeqytet më problematike mbetet zona e autostradës Tiranë-Durr ës. Rreth 50 makina janë ende të bllokuara që prej pasdites së djeshme. Askush nga shoferët nuk është larguar pasi kanë qëndruar për të ruajtur mjetin e tyre. Në banesat përreth autostradës dhe qendrat tregtare ka patur përmbytje. Sipas policisë aksi Qafe-Kashari-Vore-Qafë-Kashari është i pakalueshëm. Në fshatin Valias, për shkak të reshjeve të dendura është rrezikuar të përmbytet N/Stacionit Valias. Lumi i Vjosës ka dalë nga shtati. Autostrada Fushë Krujë – Milot është bërë e paqarkullueshme. Në qarkun e Shkodrës të bllokuar janë Akset rrugore Shkodër – Theth, në vendin e quajtur Qafë Thore ndërsa aksi Shkodër – Breg Lumi, në vendin e quajtur “Mali i Shoshit” është i kalueshëm me zinxhir. Në Gjirokastër situata paraqitet tejet e vështirë. Në qarkun e Durrësit ka vështirësi në disa akse rrugore. Në zonën e Kënetës janë evakuuar 4 familje. Fushë-Krujë, janë evakuuar 14 familje, pasi kanë prezencë uji në banesë. Mesohet se ne rrezik permbytje eshte fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës. Në Vlorë rruga nacionale Vlorë- Llogora është bllokuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet