Shqipëria zgjidhet për të pritur konferencën e paqes

Shqipëria pret takimim e 28të të Konferencës Ndërkombëtare të Paqes, në datat 6-7-8 Shtator

TIRANE - Shqipëria është zgjedhur si vendi ku do të zhvillohet takimi i 28-te i Konferencës Ndërkombëtare të Paqes, në datat 6-7-8 Shtator e do të mbledhë përfaqësues të komuniteteve fetare nga e gjithë bota.Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije te enjten se ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet të dielën, më 6 shtator, në Pallatin e Kongreseve dhe do të kulmojë me marshimin në Bulevardin e Tiranës dy ditë më vonë. “Aktiviteti do të organizohet në 3 ditë. Në ditën e parë do të jetë ceremonia e inagurimit në Pallatin e Kongreseve, dita e dytë do të karakterizohet nga bashkebisedimi dhe dialogu në panele të ndryshme, me dëshmi dhe histori të vërteta. Do të ketë histori rrënqethëse nga Siria, Libia dhe Iraku dhe vende të tjera do të përcjellin mesazhin se paqja do të triumfojë në botë. Dita e tretë do të jetë ajo qe do të ketë më shumë pjesëmarrarës qytetarë shqiptarë, pasi të gjithë së bashku do të jemi dëshmitarë të marshimit së paqes, që do zhvilohet në Bulevardin e Tiranës. Ndaj ju ftoj edhe njëhere që të merrni pjesë në këte aktivitet për të shprehur vullnetin e qytetarëve shqiptarë, që paqja duhet të mbizotërojë në botë”, nënvizoi Klosi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. mentori  e Premte 4 Shtator, 2015

    me ne fund edhe ne po behemi