Shqiptarë të përfshirë në rekrutimet e luftëtarëve në Siri

Frekuentuesit e xhamisë së “Unazës së re”, e cila nuk njihet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, janë akuzuar për rekrutim të luftëtarëve në Siri. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije, se nuk është vërtetuar se dy grupet kanë lidhje me njeri-tjetrin, sa i takon aktivitetit. Por ata njihen mes tyre dhe madje të arrestuarit e fundit Bekim Protopapa, Xhezair Fishti, Medat Hasani dhe Ergys Fasllija, kanë ndjekur proçesin gjyqësor për të pandehurit e tjerë.Por, pavarësisht së të gjithë të akuzuarit janë besimtarë të së njëjtës xhami, kjo e fundit vazhdon të ushtrojë aktivitetin dhe të qëndrojë e hapur duke kryer ritet për besimtarët, pasi Komuniteti Mysliman nuk e ka kërkuar mbylljen e saj. Ndërkohë mësohet se operacioni antiterrorizëm, i cili zhvillua 10 ditë më parë në Shkodër, dhe çoi në pranga 4 persona është ende në zhvillim. Sipas burimeve nga grupi hetimor, synimi i celulës e cila ende nuk konsiderohet e shkatërruar nuk ka patur jo vetëm të organizojë dhe dërgojë besimtarë myslimanë për të luftuar përkrah ISIS.Në celulë janë përfshirë njerëz të besuar dhe qëllimi i saj është kryerja e akteve terroriste. Megjithëse kohët e fundit komuniteti Mysliman ka bërë thirrje për kthimin e besimtarëve të saj në rrugën e drejtë, sërisht situata mbetet shqetësuese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet