Shqiptari tenton të sjell nga Anglia 42 mijë paund të padeklaruara. Arrestohet në Rinas

Një shumë e madhe parash është sekuestruar në Rinas pasi një shtetas t'i futte në Shqiperi pa i deklaruar.

Gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Wizz Air me intenerar Luton – Rinas, konstatuan se shtetasi me inicialet B.K. në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ky shtetas duhet të përgjigjet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” .

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet