Shtatë vjët nga ngjarja e 21 janarit, ende askush përgjegjës

Si sot 7 vjet më parë vendi u trondit nga vdekja e 4 njerëzve të pafajshëm. 21 janari i 2011 mbahet mend nga çdo shqiptar për dhimbjen e madhe që u shkaktoi kjo ditë jo vetëm familjarëve të viktimave por çdokujt që pa pamjet e tmerrshme në Bulevardin e Kombit. Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestën e organizuar nga kreu i atëhershëm opozitar, Edi Rama. 4 njerëz të pafajshëm u vranë në Bulevard nga të shtënat që ende nuk dihen se nga erdhën. Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrta iu bashkuan manifestimit për të protestuar për të drejtat e tyre, pa ditur se kjo ditë do të shënonte fundin për ta. 4 jetë ta pafajshme u shuan dhe sot pas 7 vitesh ende nuk ka një përgjegjës për këtë ngjarje. Për çdo vit e çdo përkujtim e njëjta situatë, por asnjë emër konkret që mban fajin e 4 jetëve të shuara. Familjarët edhe këtë vit bënë sërish apel se kërkojnë fajtorin që shkaktoi viktimat. Për vite më radhë ata shprehen se nuk kanë marë asnjë përgjigje konkrete, por besojnë se dosja do të rihapet dhe drejtësia do të vendoset në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet