Shtohen tre taksa të reja në faturën e ujit

Për të shëndoshur financat e saj, duke filluar nga muaji i ardhshëm, bashkia e Tiranës ka vendosur të shtojë në faturën e ujit tri taksa vendore. Këto taksa nuk janë të reja por nuk mblidheshin nga bashkia paraardhëse. Risinë e bëri me dije dje kryetari i bashkisë Erion Veliaj, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me USAID-in për modernizimin e rrjetit të ujësjellës kanalizimeve. Tri taksat e reja që do të shtohen janë ajo e pronës, e biznesit dhe e infrastrukturës arsimore. Me shtimin e tyre, çdo kryefamiljar i Tiranës, do të paguajë 700 lekë të reja më shumë . Sipas Veliajt, marrëveshja me USAID-in i hap rrugë disa projekteve me rëndësi për UKT-në, si ai i heqjes së depozitave dhe furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë. Ndërkohë paralelisht do të punohet edhe për menaxhimin e humbjeve në rrjet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Vilma Musaj   e Martë 22 Mars, 2016

    Nuk keni pare gje akoma.....