Shtyhet vendimi për Donika Prelen

Shtyhet vendimi per Drejtuesen e krimeve të rënda Donika Prela, e cila është në krye të kësaj Prokurorie që nga maji i vitit të kaluar. Ajo u transferua nga prokuroria e Durësit pas largimit të prokurorit Besim Hajdarmataj nga funksioni drejtues tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00,”– njofton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet