Shuhen flakët në Malin e gjerë

Shuhet zjarri në sipërfaqen pyjore me pisha në malin e Gjerë në Gjirokastër pas orësh të tëra lufte me flakët. Si pasojë e terrenit të vështirë dhe situatës së rënduar, zjarrëfikësit janë detyruar të kërkojnë ndihmën e bashkisë Gjirokastër, e cila ka vënë në dispozicion mjetet e duhura për bërë mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga barinjtë e zonës. Si rezultat i erës së fortë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke përhapur flakët në një sipërfaqe të madhe.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet