Shuhet në moshën 86-vjeçare mjeku i fëmijëve

Homazhet për Polikron Çelon do të zhvillohen të hënën

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, mjeku i njohur Polikron Çelo. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se homazhet për doktor Polikronin do të bëhen në një hotel pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, të hënën nga ora 10.00 deri në orën 12:30.

Polikron Çelo lindi në vitin 1932 dhe për shumë vite ka shërbyer si mjek pediatër. Ai ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe drejtor i Spitalit të Fëmijëve. Doktor Polikroni ka lënë edhe një pasuri të madhe shkencore, me një sërë botimesh në fushën e shëndetit të fëmijëve dhe jo vetëm.

Polikron Çelo ishte një ndër pediatrët më të mirë në Shqipëri i cili kishte vite që jepte një ndihmë të madhe në informimin e nënave të reja për kujdesin që ato duhet të kishin ndaj fëmijëve të tyre. Me një punë studimore dhe përvojë 47-vjeçare ai ka qenë i pranishëm jo vetëm në media, por edhe me botime të pasuruara me të rejat e shkencës së sotme.

Disa nga botimet e Polikron Çelos

Sëmundjet e veshkave në fëmijë (Botimi I) - 1984

Ç’duhet të bëjmë para se të vemi te mjeku - 1989

Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th. Kristo) - 1976

Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th.Kristo) - 1978

Urinimi i pavullnetshëm i fëmijëve në gjumë - 1981

Mjeku i fëmijëve në familje - 2003

Mjeku i nënës dhe i fëmijës në familje - 2004

Sëmundjet e veshkave në fëmijë - 2006

Të ushqyerit e fëmijëve - 2008

Pediatri ju përgjigjet - 2012

Babai - 2013

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet