Shukri Xhelili arrestohet. Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë

Ish kryetari i Bashkisë së Peshkopisë është shoqëruar nga policia në burg pas një vendimi lëshuar nga gjykata. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest ne burg” për shtetasin Shukri Xhelili, kryetar i Bashkisë Dibër deri para pak ditësh, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në Tiranë nga Strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet