''Shullazi'', Ylvi Beqja shoqërohet në Prokurori

Bashkëpunëtori i drejtësisë për çështjen Shullazi Ylvi Beqja ka mbërritur sot në Prokurorinë e tiranës për të dëshmuar.Prokurorët po hetojnë për grupin në lidhje me akuzën e pastrimit të parave, për grupin kriminal Shullazi, për të cilin Gjykata e Tiranës caktoi 55 vite burg. Beqja do pyetet në prokurorinë e Tiranës dhe pritet të dëshmojë në lidhje me aktivitetin kriminal që Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë kryer ndaj tij, me qëllim tjetërsimin e shumave të mëdha të parave dhe tjetërsimin e ish-hotel Vollga në Durrës. Dosja lidhet me çështjen e ish-hotel Vollgës, në Durrës, pronë e cila po mbahet nën sekuestro paraprake, pasi ka dyshime se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet