Si do të zgjidhen prokurorët e SPAK?

Në draftin sipas të cilit do të zgjidhen anëtarët e Këshillit të lartë të prokurorisë (27 kandidatë) thuhet se monitoruesit e BEsë dhe SHBAsë mund tu drejtojnë pyetje kandidatëve për tu bërë pjesë e SPAK. Aty flitet po ashtu dhe për teknika të posaçme hetimi, sidomos për hetimin e rasteve të veçanta të korrupsionit, dhe vendimet që jepet per kontrollet e banesave, sigurmin e provave me letërporosi, apo provat e ADNsë. Një vend të veçantë zë hetimi për “çështjet e ndërlikuara”, dosjet, ku subjekt hetimi janë funksionarët e lartë publikë. Kandidatët e SPAK do të paraqesin 5 dosje. Si kritere vlerësuese do të mbahen parasysh kualifikimi i lartë i prokurorëve, aftësia e tyre për mbrojtjen e akuzës në gjykatë, integriteti, por edhe një raport që do t’i kërkohet Agjencisë së Pasurive të Konfiskuara, e cila duhet t’i referojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë histori suksesi të këtyre prokurorëve që garojnë për në SPAK.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet