Siguria në rrugë, gjoba deri në 15 mijë lekë të reja për përdorimin e celularit gjatë udhëtimit

Sipas një studimi të kryer rezulton se përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, është një nga shkaqet kryesore për aksident rrugore. Për kët arsye ekspertët e policisë rrugore, krahas ndryshimeve në kodin penal për vrasjet në rrugë, po pregatisin dhe disa ndryshime të tjera në kodin rrugor, që kanë të bëjnë me dhjetëfishimin e gjobës pë rata që përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit. Nga 500- 1500 lekë të rinj që është aktualisht, gjoba pritet të bëhet 5-15 mijë lekë të rinj, aq sa është ajo për rripin e sigurimit. Përpara se të nisë vendosja e gjobave, policia rrugore pritet të zhvillojë një fushatë sensibilizuese. Sipas ekspertëve të policisë rrugore, rritja e gjobës për mos vendosjen e rripit të sigurimit ka qenë efikase pothuajse në 90 % të drejtuesve dhe pasagjerëve. Ndërkohë e njëjta pritshmëri është edhe për gjobat për përdorimin e culularit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet