Siguria në stadiume, policia do të rrisë kapacitetet

Siguria në stadiume. A ka kapacitete Policia e shtetit të sigurojë stadiumet? Tema ishte në qëndër të bisedimeve në një takim të organizuar nga Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, në prani dhe të Federatës shqiptare të futbollit. Policia është në prag të disa ndryshime ligjore që po bëhen pikërisht për të rritur kompetencat dhe kapacitetet. "Kemi shumë pak policë, por shumë probleme dhe shumë barrë, të cilat i ngarkohen policisë edhe kur asaj nuk i takojnë në mënyrë origjinale. Policia është e gatshme për ta vijuar këtë diskutim në nivel ekspertësh. Jemi të gatshëm që ta fillojmë këtë proçes, do ta fillojmë, do të ngarkojmë personat kompetentë për të marrë përsipër përgjegjësitë nga ana e policisë, por do të na duhet gjithsesi t’i mendojmë të dyja këto", tha Lleshaj. Për çdo ditë sportive duhet të kemi rreth 500 - 700 policë të angazhuar vetëm me këtë çështje, e cila do të thotë: orë shtesë, kapacitete shtesë e të tjera me radhë. “Unë besoj që përveç kësaj do të kemi edhe një hapësirë tjetër ku mund të ndërhyjmë dhe kjo ka të bëjë me që të rregullojmë ato gjëra që nuk kërkojnë as kapacitetet, as investime, por kërkojnë organizim”, tha ministri Lleshaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet