Sigurohet ilaçi për të sëmurët me kancer

Gjatë takimit në Rrëshen me qytetarët, një mësuese e qytetit i është ankuar kryeministrit për mungesën e një ilaçi të domosdoshëm për të sëmurët me kancer. Ky ilaç nuk gjendej në spitalin Onkologjik. Pak ditë më pas Rama tha se për 10 ditë do të siguronte që ky spital të kishte ilaçin e nevojshëm. Ditën e sotme kryeministri e nis ditën me lajmin e gëzuar për konfirmimin e furnizimit të spitalit me ilaçin kryesor për të sëmurët me kancer. Kështu ai shfaq në video vizitën e tij në Oknkologjik së bashku me mëuesen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet