Sipërfaqes së teatrit i shtohen dhe 8000 metër katrorë

Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë. Në një video ku nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, kryetari i këshillit bashkiak, Toni Gogu dhe anëtarë të rinj të këshillit, panë dje nga afër, thuhet se: "Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton”. Sipërfaqja që i përket sot Teatrit Kombëtar nuk do të preket dhe do t’i mbetet teatrit dhe artistëve. Falë këtij projekti, do të përfitohen më shumë se 8000 metra katrorë ndërtim për Teatrin e Ri, i cili do të jetë sipas standardeve më të mira të një teatri kombëtar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet