Sirianët largohen nga kampi, mund të jenë ende në Shqipëri

21 azilkërkues sirianë që ndodheshin në Babrru janë larguar nga kampi për të mos u kthyer më. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Policia nuk ka mundur ti gjejë por mendohet se janë ende brenda kufirit shqiptar. Nuk përjashtohet dhe mundësia e arratisjes. Azilantët kishin dalë për të blerë dhe duhej të ktheheshin brenda kampit në darkë, sipas rregullores së kampit, por grupi që përbëhej nga gra dhe burra nuk është gjetur më. Në Babrru jetojnë për momentin rreth 40 refugjatë, pjesa më ë madhe nga Siria. Për dietat e tyre ushqimore kujdeset organizata e UNHCRsë, derisa atyre tu miratohet kërkesa për azil, ose lejqëndrim. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë përkohësisht në qëndër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet