Kolegu shkeli ligjin, mjekët lënë pa mjekim pacientët

Pas arrestimit të mjekut Edi Smajlaj, kardeolog në spitalin Rajonal të Shkodrës, mjekët e këtij spitali kanë nisur protestat me kërkesën e vetme, lirimin e kolegut të tyre. Ato kanë protestuar për orë të tëra duke mos pritur asnjë pacient gjatë gjithë ditës dhe kanë kthyer mbrapsht të gjitha rastet që kanë ardhur në drejtim të tyre. Të gjithë pacientët të cilët janë drejtuar në spital për ndihmë mjeksore, nuk kanë marrë shërbim, pasi mjekët në vend që të bënin punën kishin zgjedhur të protestonin. Të vetmit mjekë që kanë qënë në krye të detyrës, ishin mjekët e urgjencës, ndërsa mjekët specialistë edhe ato patolog kanë shkelur ligjin duke mos kryer detyrën e tyre. Shkak për protestën u bë vendimi i prokurorisë për arrestimin e shefit të kardiologjisë Edi Smajlaj. Në deklaratën e lexuar në emer të mjekëve iu kërkua organit të akuzës të tërheq vendimin për arrestimin e mjekut Smajlaj.Sjellja e mjekëve është cilësuar si e palogjikshme sepse organi I akuzës e akuzon Smajlajn për shpërdorim të detyrës dhe kapje në flagrancë, gjatë ndryshimit të dokumentacionit të kartelës së Petagogut të arrestuar disa ditë më parë për korrupsion pasiv.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet