40% e autobuzave në vend 20 vjeç; pjesa tjetër dhe më të vjetër. Kështu njerëzit janë helmuar për vite me radhë

40% e autobuzavë në vend janë 20 vjeç, ndërsa të tjerët mbase më të vjetër. Si të tillë, helmojnë ajrin dhe janë në kushte të këqija, tha dje Ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, gjatë prezantimit të projektligjit për "transportet publike". Kjo kategori nuk do të qarkullojë më, do të hiqen liçensa dhe do të futen operatorë të rinj të treg. Flotat e autobuzave duhet të ndërrohen çdo 5 vjet, sipas projektligjit. 12% e autobuzave janë të një moshe prej 15 vjeçare, pjesa tjetër dhe më të vjetër, çfarë do të thotë se njerëzit janë helmuar për vite me radhë prej tyre, në shkelje të plotë të së drejtës për një jetë të shëndetshme. Sipas projektligjit të ri, numri i ri i terminaleve do të shkojë në 7.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet