Socialistët përsërisin kërkesën: lironi zyrat! Shalsi: dështakët i futën në rrugë pa krye

Socialistët paralajmërojnë se do të ndërhyjnë forcërisht për të marrë zyrat e kryetarëve të bashkive të vendit. Lajmin e dha Ministri i shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes Eduard Shalsi. Të gjithë ata që u bënë kurban të një politike qorre, një rruge pa krye ku i futën të tjerët, duhet të largohen nga zyrat siç e kërkon ligji. "Shpresoj t’i thërrasin arsyes. Nuk mund të uzurpojnë karriget, ndryshe do të përballen me ligjin. Ligji është i ashpër dhe do të ndeshen me penalitetet që parashikon Kodi Penal. Është e kotë të vazhdojnë të ndjekin në mënyrë të verbër ata dështakë që i futën në rrugë pa krye", tha Shalsi, i cili gjithsesi shtoi se ata ishin të gatshëm për dialog me opozitën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet