Ministri në detyrë Gent Cakaj

Solidariteti ndërkombëtar do të kthehet në unitet të brendshëm

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tij europianë për të diskutuar rreth zgjedhjeve të mundshme të situatës së krijuar pas tërmetit. Mbështetje morale dhe teknike për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij. "Mirënjohje e skajshme për miqtë e partnerët e Shqipërisë për solidaritetin e tyre të pashembullt në këtë kohë të rëndë që do ta kalojmë me unitet të brendshëm e kurajo të pamatshme”, tha Cakaj.

Solidariteti ndërkombëtar nuk ka munguar, por Turqia ka kaluar në plane konkrete. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se vendi i tij do të ndërtonte 500 njësi banimi në Shqipëri.

Kroacia do të dërgojë në Shqipëri ndihma humanitare me vlerë një milion kuna për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të tërmeteve që goditën vendin, vendosi dje qeveria kroate. Kroacia do të dërgojë tenda, gjeneratorë dhe pajisje të tjera të nevojshme për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre. Lajmin e dha dje kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet