Sondazhi i IPR: Ora News, televizioni i tretë më i ndjekur e më i besuar

Ora News dhe IPR Marketing sjellin për herë të parë një sondazh jo politik por që ka të bëjë me tregun televiziv. Ky sondazh sjell renditjen e televizioneve sipas shikueshmërisë, besueshmërisë. Kush ndiqet më shumë sipas fashës së orareve. Kush janë emisionet më të shikuara, analistët dhe moderatorët më të ndjekur. Në këtë sondazh Ora News renditet televizioni i tretë më i shikuar në rang kombëtar nga qytetarët shqiptarë. Ndërkohë në qarkun e Durrësit renditet televizioni i parë sa i takon shikueshmërisë. Në Tiranë renditet i dyti. Ora News renditet gjithashtu edhe televizoni i tretë sa i takon besueshmërisë tek publikut shqiptar. Jo vetëm kaq supriza është se shqiptarët zgjodhën Ora News për të parë zgjedhjet dhe rezultatin. Ora News kryeson televizionet me 33%. Gjithashtu 75% e të anketuarve i besuan sondazhit të IPR Marketing dhe Ora News. Ky sondazh u publikua mbrëmjen e së hënës (11 shtator) në emisionin Tonight Ilva Tare. Në studio për të diskutuar mbi këto grafika ishin analistët Afrim Krasniqi, Dritan Hila, Artur Zheji dhe Blendi Çeka. Ndërsa në lidhje drejtëpërdrejtë nga Italia në studio ishte Antonio Notto, drejtori i IPR Marketing. Monitorimi është bërë përgjatë katër muajve, prill-korrik 2017. Kampioni: Janë pyetur 2000 persona përmes telefonatave. Publikimi i sondazhit . Pyetjes “Shihni në mënyrë të vazhdueshme televizion?”88% e të anketuarve i janë përgjigjur: Po çdo ditë ose pothuajse çdo ditë. Anketuesit kanë renditur TV Klan të parin, me 83% Top Channel të dytin me 80% dhe Ora News të tretin me 77%. Më pas vijnë Vizion Plus me 72% , TVSH me 63 % , News 24 me 60 %, ABC News me 57 %. I fundit në renditje është Report TV me 50 %. Në pyetjen drejtuar për televizionet “Ju e gjykoni të besueshëm apo jo…? Top Channel është renditur i pari me 82 %, TV Klan i dyti me 79 % dhe i treti renditet Ora News me 76%. Vizion Plus renditet me 74 %, ABC me 69%, TVSH po me 69 %. Pas tij vijnë News 24 me 65 % dhe i fundit Report TV me 58 %. Nje tjeter e dhene interesante eshte dhe fasha e orareve që janë ndjekur televizionet muajin e fundit. Ora News ndiqet me shume ne fashen 21- 24:00, më pas renditet fasha e dyte ora 18:21:00 Top Channel ndiqet më shumë në fashën 18- 21:00 Edhe Tv Klan ndiqet më shumë në fashën 18- 21:00. /ora news/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet