Sondazhi: shqiptarët kërkojnë marëdhënie normale me serbinë

Marëdhëniet shqiptaro-serbe, qytetarët shqiptarë i konsiderojnë normale. Kosova dhe shtypja e saj, shkaku kryesor për tension. Pak informacion për marëdhëniet ekonomike dhe letërsinë serbe

TIRANE - Marëdhëniet mes shqipërisë dhe serbisë konsiderohen normale. Mos do të thotë se është fryrë më shumë se ç'duhet e vërteta mbi marëdhëniet shqiptaro - serbe ? Në një sondazh të bërë nga Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare, 45,6% e të intervistuarve i konsiderojnë raportet mes të dyja vendeve "normale", ndërsa 29,5% të këqija.

Raporteve "normale" mes shteteve i shtohet dhe ajo mes të dyja qeverive që po ashtu shqiptarët I konsiderojnë të tilla në rreth 54,7% të rasteve që u pyetën. Më pak besim shqiptarët i japin marëdhënieve mes qytetareve te vet dhe atyre serbë, 42,5% mendojne se janë normale, gjithsesi shumica, por në dy opsione të tjera, të mira dhe të këqija, 27,5% i konsiderojnë (të mira) ndërsa 13,8% (të këqija).

Ata janë optimistë për zhvillimin në kohë të këtyre marëdhënieve; 54,4% i përceptojnë pozitivisht në të ardhmen dhe nuk ndjehen të kërcënuar nga Serbia, ose me saktë, nuk është në top liste. Mbetet fakt që raporti me fqinjët është gjithsesi problematik. Më shumë nga të gjitha vendet, shqiptarët ndjehen të kërcënuar nga Greqia (31,6%), më pas Serbia me (27,8%), Rusia më 15,6% dhe vendet arabe (12,2%) referuar kjo me siguri kërcënimit të ekstremizmit fetar.

Po cili kë qenë shkaku kryesor i ngrirjes së marëdhënieve shqiptaro - serbe për një kohë kaq të gjatë ? Sipas sondazhit, ka ndikuar "trashëgimia armiqësore historike dhe shtypja e shqiptarëve të kosovës", shto këtu dhe mungesën e komunikimit dhe lidhjet e pakta ekonomike mes popujve.

Gjithsesi qeveria Rama ka mbështetjen e qytetarëve të vet për të çuar përpara marëdhëniet mes vendeve në 90,7% të të anketuarve, sepse kjo është "në interes të vendeve", por pas këtij shkaku vjen dhe "kërkesa e BEsë për ndërtimin e marëdhënieve".

Nuk diskutohet fajësia e serbisë në ndeshjen e beogradit, ndërsa marëdhëniet në fushën ekonomike konsiderohen normale.

Njerëzit gjithsesi kanë pak informacion për këto marëdhënie, sidomos për importet dhe eksportet me serbinë. Pjesa më e madhe mendojnë se më shumë importohet grurë/miell. Turizmi me siguri tërheq, pjesa më e madhe e të anketuarve ka udhëtuar në Serbi, por nuk kanë lexuar asnjë autor serb dhe nuk para kanë informacione për aktivitetet kulturore, por mendojnë se duhet të zhvillohen.

Shqiptarët nuk kanë ndërmend të bëjnë luftë me askënd, e me siguri as me serbinë. Në këmbim popujt duhet vetëm të "qetësohen". Gjithsesi kjo është pjesa jonë më e mirë e të qënit ballkanas, çfarë Europa dhe mund ta izolojë, por më e rëndësishme se ky karakter yni, është rreziku që na kanoset nga vetëizolimi ynë.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet