Soreca: BE mbështetje me 19 mln euro për Policinë e Shtetit

“Investimi në siguri në Shqipëri do të thotë investim në sigurinë e BE. Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Europë më e sigurt”, deklaroi sot Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Ambasadori Luigi Soreca. I pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja të Repartit special RENEA, Soreca shprehu kënaqësinë e tij që “në këtë përvjetor të 107-të Policisë së Shtetit shqiptar të përurojë këtu sot selinë qendrore të forcës së RENEA, që është një forcë speciale në Shqipëri, e ndërtuar së bashku ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe BE-së”. Soreca u shpreh se, “RENEA është në fakt forca elitare lider e Policisë së Shtetit, e cila kryhen disa nga ndërhyrjet më të rëndësishme sa i përket zbatimit të ligjit dhe t’i japësh RENEA-s infrastrukturën më të mirë të mundshme është gjëja më e mirë dhe me përparësi”. Ambasadori theksoi se, “kjo seli qendrore ofron në fakt hapësira trajnimi, por edhe mbështetje të përmirësuara logjistike të dhe operacionale, si dhe një vendndodhje për të ulur kohën e reagimit. Kjo do të ndihmojë në fakt në rritjen e sigurisë në Shqipëri dhe të qytetarëve shqiptarë. Po ashtu do të përmirësojë edhe reagimin e shpejt të këtyre forcave në situatat më problematike dhe të rrezikshme”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet