Sot mblidhet parlamenti, rezolutë kundër dhunës në familje

Parlamenti do të mblidhet ditën e sotme për diskutimet e projektzolutës kundër dhunës në familje. Kjo datë përkon me Ditës Ndërkombëtare të Sensibilizimit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave. Kjo rezolutë është dërguar nga Partia Demokratike, e cila kërkon një vëmendje më të madhe ndaj kësaj çështje kaq delikate. PD thekson se duhen përjashtuar nga amnistia të githe autorët e dënuar për dhunë, të mos lehtësohen gjatë gjykimit gjithashtu moslejimin e bashkjetesës në një mjedis mes dhunuesit dhe viktimës. Kuvendi do të krijojë një komision të posaçëm për rishikim ligjor të këtij fenomëni dhe Brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizën dhe të paraqesë të dhënat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet