Luigi Soreca

Sot ngrihet KLP: Organi që garanton pavarësinë në Drejtësi

Ambasadori i bashkimit europian në Tiranë Luigi Soreca nënvizon rëndësinë e krijimit të Këshillit të lartë të prokurorisë, si një moment kyç për Reformën ne drejtësi. Kjo përfundimisht do ti hapë rrugë integrimit të Shqiëpërisë në BE. “Reforma në drejtësi arrin një moment kyç sot me krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të jetë kyç për të siguruar pavarësinë, efikasitetin dhe cilësinë në Shërbimin e Prokurorisë”, shprehet Soreca. Në ditën kur priten të zgjidhet organi më i lartë i prokurorisë, nga 305 prokurorë 283 prej tyre ishin pjesëmarrës në garë. Prokurorët do të prezantojnë platformën e tyre përpara kolegëve të tyre. Rëndësia që merr pavarësia e prokurorit është thelbësore për vetë punën e tyre. Kjo do të thotë se me ngritjen e këtij organi, politika nuk do të ketë më influencë në punën e tij, çfarë për qytetarin përkthehet në një punë të pavarur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet