Sot protesta e PD, bllokohen rrugët hyrëse në Tiranë

Prostesta e opozitës e cila do të zhvillohet sot para parlamentit, ka shkaktuar bllokimin e rrugëve kryesore të hyrjes në qytet. Bllokimi ka nisur që nga mbrëmja e djeshme dhe do të vijojë sot deri në përfundim të protestës. Ja rrugët e bllokuara:

• Rruga "Xhorxh Bush" (nga Ura e Elbasanit - kryqezimi tek sheshi "Sulejman Pasha")

Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative. Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen :

• Tek Terminali në rrugën e "Elbasanit"

• Sheshi "Shqiponja", rruga "Teodor Keko".

• Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.

• Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e "Paskuqanit" dhe ura e "Babrroi".

Policia i sugjeron qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendrën e qytetit dhe rrugën e Elbasanit për shkak të devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në përfundim të protestës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet