Tensionohet situata, protestuesit çajnë kordonin e policisë, afrohen tek Kryeministria

Protestuesit çajnë kordonin e policisë dhe afrohen tek dera e Kryeministrisë dhe garda i përgjigjet me gaz lotsjellës. Disa gazetarë raportohen të jenë në gjëndje të fikti. Presidenti Ilir Meta bën thirrje për qetësi e vetëpërmbajtje.

Priten trazira. Ambasadat e huaja i kanë bërë thirrje qytetarëve të vet të evitojnë grumbullimet për shkak se akte dhune mund ta nxjerrin situatën jashtë kontrollit. Policia, FNSH dhe RENEA janë dislokuar në ambjentet e brendshme të kryeministrisë për të përballuar ndonjë situatë të tensionuar nga protestuesit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet