Stërviste fëmijët per sulme terroriste, arrestohet ish komandoja në Tiranë

29 vjeçari Erzen Uka, ish komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan u arrestua nga zyra e Antiterrorit në policinë e shtetit për nxitje të veprave penale terroriste. Ai po hetohej që prej 2 vitesh nga gjykata e krimeve të rënda, pasi po stërviste dy djemtë e tij të mitur për sulme terrriste. Videot i postonte në kanalin e tij në Youtube. Hetimet çuan në konkluzion se Uka, ish komando i ushtrisë shqiptare, i cili kishte punuar më qenë më parë me mision në Irak dhe Afganistan, është mbështetes i ISIS. I riu, i martuar ishte divorcuar nga gruaja e tij, dhe ishte akuzuar për "dhunë ne familje". Gjykata ia kishte besuar fëmijet bashkeshortes, po ky vendin nuk ishte zbatuar asnjëherë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet