Strehimi, Totozhani dërgon rekomandimet për kryebashkiakët

TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani nis rekomandimet e veta të gjithë kryebashkiakëve të vendit dhe Ministres së zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni për vend-strehimet e grupeve në nevojë emergjente, që kërkojnë ndihmë nga organet e pushtetit vendor. Në rekomandim, Totozani shkruan: “Institucioni i Avokatit të Popullit në mënyrë të vazhdueshme i ka kushtuar një fokus të veçantë objektivës sociale të strehimit, jo vetëm si një objektivë e parashikuar në Kushtetutë dhe akte ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë, por edhe për faktin se bën pjesë në të drejtat themelore të njeriut, duke e lidhur ngushtësisht me familjen”. “Duke iu referuar numrit të konsiderueshëm të ankesave të paraqitura pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, kemi konstatuar se ka një numër të konsiderueshëm familjesh të cilat sot po përballen me nevoja ekstreme për të siguruar një vendstrehim në kushtet edhe të pamundësisë totale të pagesës dhe përfitimit nga një prej programeve sociale të strehimit që ofrohen aktualisht" shkruan avokati qe sygjeron marrjen e masave në ndihmë të kategorive të popullsisë, të cilët realisht janë në pamundësi totale të sigurimit të një vendstrehimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet