Studentët ekselentë mund të aplikojnë në këtë portal për një vend pune

Vende të lira pune për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit. Janë 803 vende pune gjithsej, për ata që kanë mbaruar me mesatare të shkëlqyer (9-10). Ata do të futen në punë pa konkurim. Platforma "Punë të mbarë" është prezantuar sot nga Kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet këtij portali do të publikohen, për çdo institucion të administratës shtetërore, vendet vakante për studentët. Si do të jetë radha e punësimit në rastet kur studentët aplikojnë me të njëjtën mesatare?

Aplikimi: Studentët do të klikojnë në faqen “Punë të Mbarë”. Në faqen e klikuar gjenden dy rubrika: shërbim civil dhe pozicione të lira jashtë shërbimit civil. Mund të klikojnë në rubrikën e dëshiruar nga vetë studentë. Lidhur me dokumentacionin që duhet të plotësojnë, do u duhet vetëm CVja, diploma, lista e notave dhe një vërtetim/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore, së bashku me një fotokopje të kartës së identitetit. Prioritet do të kenë studentët shqiptarë që kanë studiuar jashtë vendit, për të vijuar me ata që vijnë nga universitetet publike shqiptare dhe më pas studentët e privatëve. Secili student që do të aplikojë do të ketë një kod të tijin, ku do të shohë të gjitha veprimet e bëra. Pra, këta studentë do të hyjnë në shërbimin civil pa konkurs.

Në dispozicion nga sot janë 601 vende të lira pune në shërbimi civil dhe 202 vende nga institucione me kod pune. Për të informuar më së miri studentet, kjo platformë do të bëhet e ditur në çdo fakultet dhe universitet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet