Maskat bllokojnë fakultetin, përplasen studentët

Studentët e Juridikut kërkojnë mësim. Ata kanë zhbllokuar ambjentet e zëna nga një grup i vogël studentësh të cilët që prej disa ditësh ndodhen të ngujuar brenda Fakultetit. Studentët thonë se ata që kanë bllokuar fakultetin nuk janë studentë të juridikut. Debate dhe përplasje. Një prej personave që ndodhen të ngujuar më një maskë në fytyrë ka dalë të flasë me studentët që duan mësim. Të tjerët kërkojnë që ai të heqë maskën. Disa thonë se ata që mbajnë maskën nuk janë studentë të fakultetit të tyre. Studentët thonë se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë aty derisa të hapet dera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet