Studentët ndryshojnë buxhetin, Ministrja Denaj: 300 mln lekë shkojnë për konviktet

Protestat e studentëve kanë vënë në lëvizje qeverinë, e cila ka nisur investimet në konvikte pa ndryshuar më parë buxhetin e shtetit.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin normativ për rishpërndarjen e investimeve duke formalizuar financimin.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, tha në fjalën e parë në komision se vitin që shkoi është ulur niveli i borxhit publik.

Opozita e përqendroi debatin në anulimin brenda muajit janar të kontratave koncesionare me PPP me ofertë të pa kërkuar.

Deputetet e djathtë sugjeruan që të ardhurat të shkojnë për plotësimin e kërkesave të studentëve.

Koncesionet Partneritet Publik Privat konsiderohen histori suksesi prej mazhorancë ndaj dhe do të vazhdojnë.

Dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi kërkuan ndryshimin e buxhetit

Për shkak se propozimet e LSI kanë efekt financiar do të duhet që më parë të realizohet një studim mbi ndikimin në buxhet dhe më pas drafti mund të përfshihet në procedurat parlamentare. /Oranews/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet