Sulmet në Bruksel: bota e politikës solidarizohet me familjet e viktimave. Policia rrit sigurinë në Rinas

Policia Shtetit njofton se ka rritur masat e siguris n Rinas dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjerëve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza". Masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë. Autoritetet ushtrojnë kontrolle të imtësishme të bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Në ambjentet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit. Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët, shkruan zyra e shtypit në komunikatë.

Një dënim i rëndë për autorët e sulmeve ka ardhur dhe nga politikanët shqiptarë: ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shkruan ne facebook: "Duke ndarë dhimbjen me dhjetra familje që kanë humbur të afërmit e tyre,duke shprehur solidaritet të plotë ndaj shtetit Belg , duke dënuar ashpër këto akte të rënda terroriste, besoj fort dhe do vazhdoj të besoj, se vlerat europiane do të tregojnë EPËRSINË e tyre mbi këto sulme që marrin jetë njerëzish!!"

Solidaritet dhe nga kreu i partise Demokratike Lulzim Basha: "Ngushellime familjeve qe humben te dashurit e tyre."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet