Sulmet terroriste në Europë: Shqipëria rrit masat e sigurisë

Janë rritur masat e sigurisë dhe në Shqipëri, për shkak të sulmeve terroriste në Barcelonë, Paris, Berlin, Londër. Shërbimet e inteligjencës, Policia dhe Antiterrori, kanë rritur gadishmërinë, sidomos tani gjatë sezonit turistik, ku fluksi i hyrjeve është i lartë, raportojnë mediat. Vëmendje e lartë sidomos ndaj objekteve që konsiderohen me rrezik, sidomos ambjentet publike. Persona me prirje ekstremiste po mbahen po ashtu nën vëzhgim. Proçedura e cila po drejtohet nga Antiterrori, dhe SHISH, po zbatohet në mënyrë të pandërprerë për shkak të dy dosjeve të bujshme gjyqsore (Imamët dhe katër të dyshuarve në Shqipëri, dhe në Kosovë tetëmbëdhjetë të tjerëve nën akuzat se do të kryenin sulme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael). Kontrollet janë rritur në pikën e kalimit kufitar të Morinës, dhe Qafe-Thanës, pikë ku flukset e kalmimeve janë të mëdha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet