Supergjobat për sigurinë në makinë, 3.6 milionë Lekë në gjithë vendin

Dita e parë e gjobave në gjithë vendin është mbyllur me 718 qytetarë të gjobitur, çfarë do të thotë se në buxhet kanë hyrë rreth 3.6 milionë Lëkë, deri në orën 18:00. Sipas nenit 170 te Kodit Rrugor, ku janë përcaktuar masat e reja administrative 'për mosvendosje të rripit të sigurimit' dhe 'për mungesë të paisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa si dhe për fëmijët nen 12 vjeç kur ulen para', policia rrugore ka filluar kontrollet e makinave. Kontrollet filluan pas një muaji intensiv ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi tek qytetarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet