TAP përurohet sot në Greqi, nga Shqipëria Peleshi dhe Gjiknuri

Zhvillohet sot në Selanik të Greqisë, ceremonia zyrtare e përurimit për fillimin e punimeve për gazësjellësin Trans-adriatik (TAP). Këto tubacione do të transportojnë gaz natyror nga rajoni i Kaspikut në drejtim të Europës. Burime nga Ministria e energjisë dhe industrisë , bëjnë me dije se përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë ceremoni do të jenë ministri Damian Gjiknuri dhe zv kryeministri Niko Peleshi. Në ceremoni do të jenë të pranishëm Ministri i energjisë i Azerbajxhanit, zyrtarë të lartë të SHBAsë, BEsë, Greqisë, Italisë, Turqisë dhe Bullgarisë.

Ndërtimi i seksioneve nëntokësore të TAP në Greqi, Shqipëri dhe Itali do të vazhdojnë për rreth 43 vite e gjysmë, ndërsa ato nënujore do të realizohen në periudhën 2017-2018. TAP do të ketë një gjatësi prej 878 km, nga të cilat 550 do të kalojnë në pjesën veriore të Greqisë, 215 km përmes Shqipërisë, 105 km në Adriatik dhe 8 km përmes Italisë.

Ky projekt shëndrron Greqinë dhe Shqipërinë në dy nyje të rëndësishme energjitike në rajon. TAP parashikohet të hapë mijëra vende pune në Greqi dhe Shqipëri nga kontratat me kompanitë e huaja dhe vendase, si dhe nga stimulimi i aktivitetit ekonomik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet