Takimi Bushati-Kotzias, cilat çështje u negociuan?

Dy ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë e konsideruan pozitiv raundin e dytë të bisedimeve shqiptaro-greke që u zhvillua këtë fundjavë në Korçë. Përmes një deklarate të përbashkët, dy homologët garantuan se takimi solli si rezultat përparim thelbësor drejt arritjes së zgjedhjeve të qedrueshe dhe të përbaashkëta. Në fokus të bisedimeve ishin çështjet bilaterale, që janë prekur edhe në takimin e parë gjatë vizitës së Bushatit në Kretë. Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësoredhe konstruktive dhe të dyja alët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nielet në muajt në vijim.

Negociatat

Nga burime jozyrtare përflitet se palët kanë rënë dakort parimisht që Greqia të heqë ligjin e luftës. Kufiri detar pritet të marrë zgjidhje pas takimit të dy kryeministrave. Pala shqiptare ka kërkuar heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi drej Greqisë të komunitetit çam. Pas këtyre takimeve, në prill do të pasojë takimi i kryeministrit shqiptar dhe atij grek për ti dhënë një zgjidhje problemeve më madhore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet