Taksa e re e pastrimit, 110 lekë për banor/muaj

Ndryshojnë tarifat fikse të pastrimit, që paguhen në faturat e ujit të pijshëm. Qeveria prezantoi dje draftin me formulën e llogaritjes së kostos për menaxhimin e mbetjeve dhe tarifat që do të paguhen nga qytetarët. Në formulën e re të llogaritjes, taksa për këtë shërbim do të jetë e ndarë në tri kategori, për familjarët, bizneset dhe administratën shtetërore.

Per llogaritje e tarifës së pastrimit, drafti propozon tri modele llogaritjeje, e bazuar në numrin e popullsisë, në sipërfaqen e pronës dhe në modelin progresiv. Si referencë për koston e menaxhimit të mbetjeve, do të merret vlera 110 lekë për banor/muaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet