Task Forca e Transportit Rrugor: Masa për çdo denoncim të bërë nga qytetarët

Task Forca e Transportit Rrugor, ka intensifikuar punën në trajtimin dhe marrjen e masave për çdo denoncim të konstatuar dhe raportuar nga qytetarët.

Task Forca e Transportit Rrugor bën të ditur se, pas denoncimit online të qytetarëve, vuri në lëvizje grupet e terrenit të cilët konstatuan shkeljen dhe morën masa administrative të menjëhershme për një subjekt që veproi në kundërshtim me ligjin.

Task Forca e Transportit Rrugor, falenderon qytetarët dhe i inkurajojmë ata të denoncojnë çdo anomali apo padrejtësi të kryer ndaj tyre. Grupet e Task Forcës vijojnë si çdo ditë kontrollet por edhe ndihma e qytetarëve është mjaft e çmuar në ndalimin e veprimtarive të transportit rrugor që cenojnë ligjin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet