Tatimet bllokojnë bare e retorante në Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme njofton se ka zhvilluar një tjetër aksion në kuadër të plotësimit të kushteve për të ushtruar aktivitetin tregtar. Tatimet kanë bllokuar 7 subjekte nga Tirana në Pogradec që nuk plotësonin kushtet për të vijuar aktivitetin.

Për subjektin “Zgara Fierza”, me vendndodhje “Pazari i Ri”, Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Osman Friza, me vendndodhje “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Pizza Garden Hallall, me vendndodhje Golem, Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin bar restorant “Kristal”, me vendndodhje Tushemisht, Pogradec, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Elton Mitaçe, me vendndodhje Korçë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Arben Shparthi, me vendndodhje Pirg, Korçë penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Mimoza Hoxhallari, me vendndodhje Korçë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të cilët ushtrojnë aktivitet ekonomik të vetëpërmbushin me korrektësi detyrimet ligjore, në mënyrë që të garantohet konkrurrenca e ndershme dhe të reduktohet informaliteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet