Të afërm të deputetit ''pistoletë'' të Rames,dhunuan qytetarët në spital

Ana Luca, administratorja e Urgjencës së spitalit më të madh në vend, “Nënë Tereza” dhe Boldnews ka shkruar se ajo nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për skandalin që plasi, kur të afërm të deputetit Pjerin Ndreu dhunuan qytetarët verbalisht dhe fizikisht në shërbimin e spitalit të drejtuar prej saj pse?

Pak ditë më parë, Ana Luca organizoi tubimet e sportelit spitalor kundër dhunimit të një mjeku, nga një qytetar, familjari i të cilit nuk po merrte shërbimin e nevojshëm në Urgjencën e QSUT. Natyrisht, dhuna, sidomos ndaj mjekut është e patolerueshme. Por, përtej tubimeve dhe reagimeve kundër dhunës, asnjë drejtues spitalor apo i Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kërkoi shkaqet se përse një njeri, i dëshpëruar për mungesën e shërbimit, detyrohet të godasë një mjek.

Shumë më ndryshe nga rasti i parë, Ana Luca ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje cinike, kur rojet private të Urgjencës, përfshirë edhe personeli spitalor, dhunuan në mënyrë flagrante pacientët, të cilët ishin të revoltuar për shkak se, në shërbimin e Urgjencës, nuk kishte asnjë mjek në detyrë.

“Boldnews.al” publikoi mbrëmjen e së Premtes një video, të siguruar nga qytetarë, ku dallohej qartë se si rojet private të “Ndreu Security” dhunuan një pacient dhe familjarët e tij, vetëm për faktin se ata ngritën zërin për mungesën e mjekëve në Shërbimin e Urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare.

Pas publikimit të kësaj videoje, shumë qytetarë të tjerë komentuar në rrjetin social të “Facebook”, ku denoncuar raste të ngjashme, duke sjellë edhe fakte konkrete.

Por, bashkë me qytetarët denoncues, komente pati edhe nga persona të tjerë, të cilët refuzonin të pranonin pamjet e videos, duke pretenduar se shërbimi i Urgjencës në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” është perfekt. Gjithashtu, të njëjtë persona pretendonin se, edhe shërbimi i rojeve private është perfekt, pavarësisht videos që dëshmonte tërësisht të kundërtën.

“Boldnews.al” verifikoi këta persona dhe rezultuan që një pjesë e tyre ishin pjesë e stafit spitalor, ndërsa të tjerët njerëz që janë të afërt me “Ndreu Security”.

Nga reagimet e këtyre personave, të lidhur me QSUT dhe kompaninë e rojeve private, duket qartë se videoja skandaloze është parë nga njerëzit që kanë për detyrë të marrin masat për shmangien e rasteve të ngjashme.

Por, drejtuesit e spitalit, përfshirë Administratoren Ana Luca, kanë zgjedhur që të qëndrojnë në “heshtjen e peshkut”. Zëri i tyre, siç duket, ndihet vetëm në rastin kur pacientët apo familjarët e dëshpëruar reagojnë kundër mjekëve.

Ndërsa, kur këta të fundit, për shkak të keqadministrimit spitalor, nuk ofrojnë shërbimin, sidomos në Urgjencë, kjo nuk përbën problem për Ana Lucën. /Boldnews/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet