Të drejtat e grave në tregun e punës. Fasoneritë

nga Mirela Arqimandriti, Drejtore ekzekutive e ''Qendra Alenca Gjinore për Zhvillim''

TIRANE - Në Shqipëri prej shumë vitesh tashmë e kryesisht gratë në disa qytete të Shqipërisë gjejnë punë në fabrikat e këpucëve e të tekstileve të ashtuquajturat “Fasoneri“. Është e vërtetë, që këto fabrika krijojnë mundësi për vende pune. Por a është e mjaftueshme që vetëm të krijohen ca vende pune ? Sigurisht që jo, pasi në radhë të parë bashkë me një vend pune duhet të sigurohen të drejtat e njeriut.

Në në një seri shkrimesh Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim një organizatë pararojë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e barazisë gjinore në shoqërinë shqiptare do të informojë publikun në lidhje me kushtet e punës së grave në fabrikat e këpucëve e të tekstilit, pagën e tyre, mbrojtjen ligjore që shteti Shqiptar i ofron të punësuarve, realitetin aktual, institucionet e kontrollit, rolin që sindikatat luajnë dhe duhet të luajnë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve si dhe përgjegjshmërinë sociale të vetë bizneseve kundrejt të punësuarve dhe kushteve të punës që ofrojnë.

Punëtorët e fabrikave të këpucëve e veshjeve, kushtet e tyre të punës, paga dhe jetesa: Sipas rregjistrit të ndërrmarrjeve të INSTAT (2014) në Shqipëri operojnë rreth 748 fabrika të prodhimit të tekstileve dhe rreth 190 fabrika të prodhimit të këpucëve të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, nuk ka një dokument zyrtar të shtetit Shqiptar që të tregojë numrin e saktë të punonjësve që punojnë në këto dy sektorë dhe se si është ndarja gjinore e tyre. Sipas një studimi të kryer nga vetë Dhoma e Fasonëve të Shqipërisënë vitin 2014, numri i të punësuarve në sektorin e prodhimit të këpucëve ështërreth 30 mijë punonjës dhe në sektorin e prodhimit të veshjeve është rreth 36 mijëpunonjës. Sipas tyre në të dy këta sektorë 95 % e punonjëve janëgra dhe 5% burra. Mosha mesatare e punonjësve është 31 vjeç. Sipas një studimi të Tonucci &Partners (2014) fabrikat e tektileve e të këpucëve janë punëdhënësi mëi madh në Shqipëri në sektorin e prodhimit.

Zakonisht në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe tekstileve gratë punojnë në kapanone, shumë afër njëra tjetrës, në mjedis të ndotur nga papastërtitë dhe zhurma. Paga që marrin rrallëherë kalon pagën minimale, të përcaktuar këtu e para 3 vitesh nga shtetit Shqiptar megjithëse siç pohojnë vetë ato puna,është mjaft e rëndë dhe norma ditore e lartë. Të zëna në grackë nga varfëria dhe kërkesat në familje gratë durojnëkushtet e rënda të punës për të sjellë bukë në shtëpi. Pronarët e fasonerive për sa kohë plotësojnë punonjësit me pagën minimale janë në rregull me kërkesat e shtetit shqiptar. Sipas studimeve sektori i prodhimit është i zhvilluar në Shqipëri edhe për faktin se paga minimale është më e ulët në rajon e ndjekur nga Kosova e thënë ndryshe që krahu i punës është shumë i lirë.

Histori: Ana, 28 vjeç, punëtore në fabrikën e këpucëve në periferi të një qyteti të madh, na tregon historinë e saj të dhimbshme. Ajo është e vetmja që sjell pagë në shtëpinë ku jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, njëri prej të cilëve vuan nga zemra. Ana punon në një fabrikë këpucësh, punë të cilën ia ka rregulluar motra e saj. Pagesa e Anës duhej të ishte 22000 lekë e cila është paga minimale sot në Shqipëri, por Ana nuk ka marrë kurrë 22000 lekë pasi ajo nuk e realizon dot normën ditore. Bashkëshorti i Anës aktualisht është i papunë. Ajo ka 8 muaj që punon në këtë fabrikë, 6 ditë në javë dhe kjo është puna e saj e parë në jetë. Ajo donte të bëhej infermiere por babai i saj nuk e lejoi të vazhdonte shkollën e mesme dhe u kujdes ta martonte që në moshën16 vjeç. Ana thotë se menaxherët në punë sillen shumë keq me gratë e punësuara duke i fyer ato herë pas here me fjalë të ndyra. Paga që merr nuk është e mjaftueshme dhe mezi del duke marrë parasysh që familja e tyre kishte një borxh ndaj OSHEsë. Ata negociuan e tani duhet të paguajnë çdo muaj përveç shpenzimeve të energjisë elektrike mujore edhe këstin e borxhit të vjetër. "Jam shumë e dëshpëruar", thotë ajo. Në fabrikë kushtet higjenike janë të tmerrshme dhe aroma e lëkurës dhe e mastiçit është e rëndë - vijon - Askush nuk vjen të kontrollojë dhe as të bëjë ndonjë vërejtje ndaj pronarëve. Nuk i njohim fare sindikatat madje as me njëra- tjetrën nuk flasim se midis punëtoreve ka spiunë e nuk dua të humbas vendin e punës për momentin. Në shtëpi shkoj e dërrmuar dhe aty duhet të merrem edhe me punë të tjera. Duart i kam copë sepse për të rritur cilësinë e ngjitjes dhe saktësinë nuk përdor doreza."

Një nisëm për të rriturr pagën minimale dhe për të përcaktuar standartin minimal të jetesës: Si Ana punojnë e jetojnë edhe gra të tjera të cilat prodhojnë këpucë e veshje që shiten shtrenjtë në tregjet e huaja. Akoma në Shqipëri nuk ka një nismë për tëpërcaktuar siç duhet pagën minimale duke u nisur nga stadartet minimale të jetesës, pasi paga 22000 lekë nuk i përgjigjet standarteve të jetesës në Shqipëri, për një familje të përbërë nga dy bashkëshortët dhe dy fëmijë, as në rastin më të mirë kur të dy bashkëshortët kanë një punë me pagë minimale. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes realizuar nga INSTAT për vitin 2014, e cila bën të mundur përshkrimin e shpenzimeve për konsum të Njësisë Ekonomike Familjare (NjEF) me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri u vlerësua që shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF të jenë rreth 69 mijë lekë duke pasur parasysh se një NjEF në Shqipëri përbëhet mesatarisht nga 3,8 persona.

Në përfundim, të këtij artikulli duhet të themi se shteti shqiptar ka shumë për të bërë në lidhje me rritjen e standarteve të punës, respektimin e të drejtave të njeriut në vendin e punës, respektimin e kodit të punës, rritjen e përgjegjshmërisë së bizneseve përmes inspektimit dhe monitorimit e masave të tjera të rëndësishme që duhet të merren sa më shpejt të jetë e mundur. Nga ana tjetër paga minimale duhet të rritet dhe duhet të llogaritet standarti minimal i jetesës në vend që puna kundrejt pagës të marrë kuptim e të jetë e vlefshme për familjet shqiptare. * foto arkiv

* Ky artikull ofrohet nën kujdesin e Qendra Alenca Gjinore për Zhvillim

Author

Shkruaj një koment

9 Komentet

  1. katunari  e Martë 17 Maj, 2016

    ca na cani trapin me kto .............ktu ska shtet le mo sindinata!!!!!........

  2. edison  e Martë 17 Maj, 2016

    une e njoh kete zonjen nepermjet televizionit bravo qe preken te tilla realiete te ndyra si fabrikat e fasonerive ku ka ende shume per te bere sidomos per grate

  3. elsa hoxha  e Martë 17 Maj, 2016

    shqiperia nuk ka sindikata e ato qe jane jane te paafta dhe te lidhura politikisht me partite politike shkojn nga te fryje era

  4. viola  e Premte 13 Maj, 2016

    artikull i mire! halit duhet te flasin me shume grate

  5. HALIT RAMA  e Premte 13 Maj, 2016

    PER KETA NUK SHKRUAJNE GAZETAT SEPSE NUK JU INTERESON BOSAVE POR SHKONI I PYTNI NEPER ATO FABRIKA KU JU KALOJN MITE NEN HUNDE KETYRE NUSEVE CA PO TE THOJN

  6. punetori  e Premte 13 Maj, 2016

    ne shqiperi nuk ka sindikata qe mrojne ta drejtat e punetorve ose ka por jane tw lidhura politikisht e heshtin kontrolle ka pak, mos me then aspak sepe kontrollorat jane te kurruptum deri m fyt

  7. studentja  e Premte 13 Maj, 2016

    nena ime ka punuar aty!!! eshte vendi me mizerabel qe mund te punosh pse nuk thoni se ka dhe ngacmime seksuale !!!!!!

  8. viola  e Enjte 12 Maj, 2016

    eshte e vertete realiteti aty eshte shum me i hudhur