Te rinjte ne proçesin e votimit. Luzi: ''te rinjte duhet te angazhohen gjeresisht ne proceset demokratike''

Në aktivitetin e zhvilluar ne kuadër të Ditës botërore të zgjedhjeve, Ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë, Blendi Klosi, së bashku me Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefterije Luzi, folën për pjesëmarrjen e të rinjve dhe komunitetit rom në proçesin e votimit. Gjatë aktivitetit ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore dhe komunitetit rom dhe egjiptian. Gjatë fjalës së saj, Luzi u shpreh se “te rinjte duhet te angazhohen gjeresisht ne proceset demokratike. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për herë të dytë celebron këtë ditë, duke bërë protagonistë këta të rinj dhe përfaqësues të grupeve të tjera shoqërore me qëllim sensibilizimin dhe garantimin e këtyre proceseve zgjedhore, të drejtën e votës si shprehje e vullnetit individual”. Më tej, ajo nënvizoi se pjesë e edukimit zgjedhor janë edhe grupime apo komunitete me specifika të veçanta. Po ashtu, ajo tha se “në simbolikën e kësaj dite ne do institucionalizojmë përmes nënshkrimit te një marrëveshje bashkepunimi me Institutin e Kulturës Rome, përmes veprimtarisë që ne do i japim. Unë besoj se idetë dhe angazhimet tuaja janë kurdoherë të mirëpritura na KQZ, si kontributin I çmuar në respekt të votës së lire”. Do të doja t’i kerkoja të rinjve të marrin pjesë në procesin e votimit. Do të kemi një zyrë rajonale, për bashkëpunim rinor në vendet e Ballkanit. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të ministrive përkatëse në vendet e Ballkanit kanë marrë vendimin, që qëndra rinore rajonale ta ketë selinë në Tiranë. Kështu do të kemi mundësi për bashkepunim të rëndësishëm mes organizatave rinore te vendeve të Ballkanit”, nenvizoi Klosi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet