Të sëmurët me SIDA, 6 të vdekur për mungesë medikamentesh

Deputetja e PDsë, Albana Vokshi, lëshoi një tjetër akuzë ndaj Ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas saj në harkun kohor të 10 ditëve, kanë humbur jetën 6 persona të sëmurë me HIV-AIDS, për mungesë medikamentesh. Ndërkohë ministri nga ana e tij u përgjigj se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe sapo të merrte informacion, do të prononcohej zyrtarisht. Kjo ngjarje u komentua edhe nga nënkryetarja e komisionit, deputetja e PSsë, Klodiana Spahiu, e cila e cilësoi të rëndë situatën dhe kërkoi reagim nga ana e ministrisë. Prej 4 javësh personat e prekur nga sida vuajnë mungesën e tre medikamenteve, Aluvia, Ritonavir dhe Atzanavir. Përveç mungesës së barnave, Beqaj ishte thirrur edhe për të dhënë llogari në lidhje me shkarkimet që kanë nisur në sistemin shëndetësor. Ai u shpreh se aktualisht janë 519 punonjës shëndetësie të larguar ose që do të largohen nga vendi i punës. Beqaj i argumentoi këto largime, duke i lidhur me shfrytëzimin e shtretërve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet