Të shtëna me armë zjarri në Fier, 50 vjeçari përfundon në spital. Autorët largohen më shpejtësi dhe djegin makinën

Mëngjesin e kësaj të shtune është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh., 50-vjeç në banesën e tezes së tij. Policia njofton se 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”. Policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet