Teherani deklaratë zyrtare për arrestimin e terroristes iraniane në Tiranë, policia shqiptare e mohon

Një grua nga Irani, pjesë e organizatës terroriste MKO, dyshohet të jetë arrestuar në Shqipëria. Ajo dyshohet se qënë pjesëmarrëse në sulmin me bombë në vitin 1981, në selinë e Partisë islamike të Iranit, ku u vranë 72 zyrtarë. Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i policisë Iranianë Saeed Montazer-as Mahdi. Ndërkohë policia shqiptare ka mohuar deklaratës e policisë ianiane, duke thënë se në shqipëri nuk është kryer një arrestim i tillë. Zëdhënësi i policisë iraniane u shpreh se gruaja u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim me kartelë të kuqe nga Interpoli. Sipas mediave iraniane, gruaja e arrestuar ishte pjesë e organizatës terroriste MKO (Mojahedin khalq organization), pjesëtarët e të cilës u larguan drejt Irakut në 1986 dhe luftuan në krah të Sadam Husein. Sipas kësaj agjensie, kjo organizatë gjithashtu është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 17 mijë civilëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet