Teknologjia në zgjedhje/ Zbardhen emrat e shtatë anëtarëve të grupit të punës

Ngrihet grupi i punës i cili do të bëjë vlerësimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit që do të implementohet për identifikimin biometrik të zgjedhësve. Grupi është i përbërë nga shtatë anëtarë mes të cilëve juristë, ekspertë të financave, dhe teknologjisë së informacionit.

Ekipi i ekspertëve që do të përgatisë gjithë bazën e nevojshme për të të mundësuar për herë të parë futjen e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillit, do të mbikqyret nga nënkomisionerja shtetërore në KQZ, Lealba Pelinku.

Në bazë të marrëveshjes së 5 Qershorit, një nga pikat që imponon Kodi i ri Zgjedhor është identifikimi biometrik i zgjedhësve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet